E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Arrestime për tokat në Durrës, në pranga Enea Kume dhe vëllai i “Rrumit të Shijakut”, dyshime për tjetërsim pronash

Me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar Enea Kume, vëllain e deputetit socialist, Loer Kume. Ai dyshohet se ka kryer tjetërsim pronash.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe urdhër-arreste të tjera, mes të cilëve përfshihet edhe Aleksandër Laho, që njihet me pseudonimin “Rrumi i Shijakut”.

Reklamë

Ky i fundit u shpall në kërkim, ndërsa vëllai i tij, Vullnet Muça, u arrestua.

Po ashtu fletëarreste janë prerë për Astrit e Aldo Avdylin për vrasje sipas grupit kriminal.

Ky i fundit, kreu i bandës së Shijakut, aktualisht ndodhet në burg, i arrestuar për operacionin “Revanshi”, ndaj të cilit u lëshua masë e re sigurie.

Megjithatë, informacionet janë siguruar në rrugë burimesh, ndërsa SPAK nuk ka reaguar ende zyrtarisht.

Nuk dihet se cilat janë ngjarjet konkrete për të cilat akuzohen personat ndaj të cilëve ëahtë lëshuar urdhërarresti./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë