Një operacion i madh antidrogë është duke u zhvilluar në Sarandë, ku janë lëshuar disa masa arresti me vendim gjykate.
Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe deri tani janë ekzekutuar disa prej masave.
Operacioni i SPAK synon goditjen e një grupi të dyshuar për trafik droge, hetimet ndaj të cilit kanë nisur që prej vitit 2020.
Deri më tani janë shoqëruar 3 persona në Sarandë, si dhe 9 persona në Delvinë.
Dy prej të ndaluarve në delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë dhe Orges Kalo.
Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe disa celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal./vizionplus.tv




