Pasi u shkarkua nga detyra nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve, telashet nuk kanë të sosur për ish kryetarin e bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Tashmë ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur për të edhe masën e sigurisë arrest me burg.

 

Prokuroria e kryeqytetit bëri me dije se Kajmaku është shpallur në kërkim për 3 akuza: shpërdorim detyre, falsifikimi i formularëve dhe ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund te detyrës.

 

Sipas njoftimit zyrtar urdher arrestii për Kajmakun me miratim edhe nga gjykata është në duart e policisë prej datës 8 nëntor por nga kërkimet gjatë 48 orëve, ai nuk është gjetur në banesë por edhe mjedise të tjera ku janë ushtruar kontrolle.

 

Por nderkohë me anë të një shkrese të firmosur këtë të henë nga prokurori Kol Hysenaj rezulton se Kajmaku është thirrur të paraqitet nesër në organin e akuzës për ty pyetur në cilëninë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. E nëse ai nuk paraqitet, ateherë urdhërohet shoqërimi i tij me forcë.

 

Por kjo shkresë ngre dyshime lidhur me veprimet e prokurorit Kolë Hysenaj, pasi sipas njoftimit zyrtar të organit ku ai punon, Kajmaku e ka tashmë një masë sigurie arrest me burg per të cilën është në kërkim.

 

Por çfarë ka bërë ish kryebashkiaku i Vorës që ai pritet të përfundojë pas hekurave?

 

Mësohet se pas vendimit të KQZ, Agim Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i bashkisë, Vorë.

 

Çështja në ngarkim të 48 vjeçarit, që në zgjedhjet e kontestuara të 30 Qershorit mori detyrën e kryetarit të bashkisë Vorë, u bë publike pas denoncimit me dokumenta të Partisë Demokratike se Kajmaku kishte fshehur arrestimin në shtetin grek disa vite më parë duke mos e deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

 

Menjëherë Prokuroria e Përgjithshme nisi verifikimet për rastin dhe për verifikimin zyrtar të informacionit të bërë publk në media pati shkëmbime letër porosish me autoritet greke.Vetëm pas më shumë se dy muajsh erdhi përgjigjia konfirmuese se Kajmaku kishte patur probleme me drejtësinë në shtetin fqinj cka solli shkarkimin e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *