E shtunë, 28 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 24 minuta më parë
Politikë

Arratisja spektakolare e Altin Ndocit, Gjyli: Nevojiten masa më të forta dhe reforma të thelluara në sistemin e drejtësisë

Analistja Arsejda Gjyli, bazuar në arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndodcit, tha në QUO VADIS se nevojiten masa më të gjera dhe një qasje strategjike afatgjatë për përmirësimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve në Shqipëri.

Sipas saj, problematika nuk lidhet vetëm me sigurinë, por edhe me kontrollin dhe funksionimin institucional të drejtësisë.

Gjyli theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë në nivel institucional, duke shtuar se ngjarje të rënda, si vrasja e ndodhur brenda gjykatës pak muaj më parë, tregojnë qartë nevojën për masa më të forta dhe reforma të thelluara.

“Në optikën time, këndvështrimin tim, në këtë pikë, ashtu siç është dhënë edhe rekomandimi nga BE dhe SHBA, duhet të merren masa më të gjera sa i takon funksionimit të drejtësisë në Shqipëri. Më shumë se çështje sigurie, është edhe çështje kontrolli. Më shumë nivel strategjie se çfarë duhet të bëhet në të ardhmen për ta përmirësuar këtë. Në nivel institucional ka shumë për të bërë. Ne patëm edhe vrasjen në një institucion drejtësie. Kështu që në këtë pikë, ka shumë për të bërë”, tha Gjyli.

Vazhdo të lexosh

Reklamë