Arratisja e ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, është një çështje që është diskutuar këtë të enjte në Real Story me ministrin e Bredshëm Lleshaj, pasi emri Shqipëria ishte dhe vendi nga i cili ai rezultonte se kishte dalë për herë të fundit.

 

Ministri Lleshaj në fjalën e tij është shprehur se është e vërtetë se ish-kryeministri maqedonas u largua nga Shqipëria, por të gjithë e dimë se tashmë kufinjtë tanë mund të kalohen dhe se kalimi i tij eshte vertetuar nga autoritete tona.

 

“Kufinjtë tanë janë që mund të kalohen nuk kemi të dhëna ai ka dalë në mënyrë të rregullt, problem është që ai të identifikohet në hyrje në dalje por nuk kemi një evidencë në hyrje, por sistemi tregon se është në rregull. Shqipëria ka dhënë të dhëna të sigurta dimë daljen e tij, por nuk e dimë se si është ngjarja, dhe vendi amë i tij nuk kishte. Shqipëria pati meritën që të sqarojë një enigmë që shqetësonte shumë kënd. Në atë moment, Gruevski nuk ka qenë në kërkim.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *