E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, automjeti “Audi A7” me targa të vjedhura e priste jashtë spitalit (Detajet)

Detaje të reja kanë dalë nga arratisja e të burgosurit Altin Ndocit, një nga emrat më të njohur të botës së krimit. Ndoci i shpëtoi policisë, teksa ishte duke kryer disa vizita mjekësore në spitalin e Durrësit.

Pasi goditi punonjësin e sigurisë, të arrestuarin në parkim e priste një “Audi A7”, me të cilën ai arriti të largohej nga spitali. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se targat e automjetit tip “Audi A7 rezultojnë të jenë denoncuara, të vjedhura pak ditë më parë.

Autorët që ndihmuan në arratisjen e Ndocit planifikuan në detaje planit, në mënyrë që askush të mos dyshonte, pasi modeli i makinës që u vodhën targat dhe makina që u përdor për arratisje është i njëjtë model tip “Audi A7”.

Altin Ndoci ndodhej në qeli që prej majit të vitit 2020 i arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen “Plumbi i Artë”. Atë kohë ai u akuzua për vrasjen e katër personave: dy vëllezërve, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia, si dhe të Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Akuzat u ngritën pas dëshmive të dhëna nga ish-bashkëpunëtori i drejtësisë, Klevis Alla. Por pasi thëniet e tij rezultuan të pavërteta, Ndoci u shpall i pafajshëm.

Reklamë

Megjithatë ai nuk doli nga burgu pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani si i përfshirë në vrasjen e Andi Zylyfit dhe për disa atentate të tjera, si anëtar i bandës së “Çopjave” në Elbasan. Ndërsa Erion Alibej e ka akuzuar Altin Ndocin si të përfshirë në masakrën e Bradasheshit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë