E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Armëpushimi në Gaza, Blinken: Do të hyjë në fuqi të dielën

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken u shpreh optimist se një armëpushim i rënë dakord mes Izraelit dhe Hamasit do të hyjë në fuqi të dielën siç ishte planifikuar, pavarësisht problemeve të minutës së fundit.

Në konferencën e tij të fundit për shtyp si sekretar shteti i SHBA-së, Blinken tha se kishte zhvilluar bisedime këtë mëngjes me negociatorin amerikan Brett McGurk dhe zyrtarë të Katarit për të zgjidhur çështjen.

“Nuk është çudi që në një proces, në një negociatë që ka qenë kaq e vështirë, mund të kesh ngërçe. Ne po e zgjidhim këtë ngërç ndërsa flasim”, shtoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë