E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Armë zjarri dhe municione në shtëpi, pranga 51-vjeçarit në Librazhd

Një 51-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Librazhdit, pasi në banesën e tij u gjetën armë dhe municione.

 

Burimet nga policia bëjnë me dije se i arrestuari është shtetasit Shaban Hidri, banues në fshatin Dorez. Arrestimi i tij është bërë pas informacioneve të siguruara nga komuniteti se në banesën e 51 vjeçarit kishte armë zjarri.

 

Reklamë

Nën cilësinë e provës materiale policia ka 4 armë zjarri ( 2 automatik dhe 2 pushkë), si dhe 140 fishekë luftarakë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë