Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mbante armë pa leje dhe municione në banesë.

 

Shtetasi i arrestuar është Altin Mera, 41 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri Dibër.

 

Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e 41 vjeçarit, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik, me dy krëhëra të mbushur me fishek si dhe një sasi municioni prej 950 fishekësh të fshehura në një çantë.

 

Arrestimi i tij, sipas policisë së Dibrës, u bë në bazë të informacioneve që forcat blu kishin grumbulluara në rrugë operative.

 

41 vjeçari ka qenë i dënuar edhe më përpara për plagosje të lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *