Armando Sadiku mund te quhet një lojtar i Legias se Varshaves. Sulmuesi i kombëtares ka zgjedhur kampionet e Polonisë, nje oferte me e mire se e Makabi Haifa dhe Panathinaikos. Sipas shtypit polak, 26-vjeçari ka bere testet mjekësore ne Varshave ne prag te zyrtarizimit. Gazeta sport “Review” kujton se Sadiku është nje lojtar i lire qe nga 1 korriku, pasi i ka skaduar kontrata me Zyrih.

 

Ne sezonin e fundit, futbollisti shqiptar u dha ne formën e borxhit te Lugano, ndërsa ne te dy ekipet ne 31 ndeshje shënoi 15 gola, por duke dhëne dhe 5 asiste. Ndërkohe Legia kujton dhe paraqitjen shume te mire ne finalet e evropianit te futbollistit dhe deklaron se ai i ka kaluar me sukses testet mjekësore.

 

Polaket shpresojnë qe shqiptari te mbushe boshllëkun e sulmit pas largimit te Nemanja Nikoliç dhe Aleksandër Prijoviç dhe dështimit te çekut Tomas Necid. Legian e drejtoi ne tre muajt e pare te sezonit gjakovari Besnik Hasi, por dështoi ne Champions, duke u shkarkuar ndërsa skuadra nga Varshava u shpall me pas kampione e vendit. Sadiku mund te behet futbollisti i dyte shqiptar qe luan ne këtë kampionat, pas Edgar Çanit te Polonia Varshava.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *