Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi ku diskutuam për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj i ka bërë të qartë se sa i nevojshëm është aktivizimi në dialog. Ndërsa theksoi se në politikën e jashtme, Kosova dhe Serbia kanë orientime të kundërta. Sipas tij, Kosova qëndron prapa SHBA-së, ndërsa Serbia është arma kryesore e Rusisë në Ballkan.

 

“Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.”

 

Po ashtu, Hardianaj tha se i paraqiti ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues, për të cilën nënvizi se duhet të përmbyllet sa më shpejtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *