Subscribe

Në ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike, arkeologët ngritën shqetësimin e mungesës së investimeve dhe të restauratorëve në mbrojtjen dhe ruajtjen e pasurive arkeologjike.

 

NERITAN CEKA

ARKEOLOG

“Plejada e resauratorëve është e shkëputur. Atyre që duhet të marrin kujdesin për monumentet nuk kemi më. Muzeu Kombëtar është një koleksion i jashtëzakonshëm. Ajo që mungon në këtë muze është që është ngrirë që nga viti ‘81, thujse s’ka lëvizur asnjë gjë, pavarësisht se janë harxhuar paratë”

 

Ndërsa një nga propozimet e ekspertëve ishte kthimi në një institucion kërkimor shkencor, dhe krijimi i një qendre muzeale i një prej muzeve më të rëndësishëm të vendit, siç është ai historik kombëtar.

 

ADEM BUNGURI

ARKEOLOG

“Do ishte mirë dhe është në nderin e ministrisë së kulturës ta shpallë si institucion kërkimor shkencor pasi i ka të gjitha kapacitetet, ka staf të kualifikuar.”

 

Muzeu historik kombëtar pritet të rihapë dyert për vizitorët së shpejti pas vendosjes së xhamave të fasadës që u dëmtuan gjatë protestave fundvitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *