E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Arilena Ara befasohet nga supriza për 22 vjetorin dhe ne u befasuam nga puthja që Flori Mumajesi i dhuroi!

Ky muaj nuk ka qënë I mbushur vetëm me hite të reja por edhe plot ditëlindje të personazheve të njohur të ekranit.

Arilena Ara sot feston 22 vjetorin e lindjes dhe nuk kishte ku të shkonte më bukur se sa një festë surprizë me miqtë e zemrës ku të gjithë e prisnin veshur me të bardha.

Reklamë

Këngëtarja, fituese e disa festivaleve dhe çmimeve, postoi në Instagram momente mes miqve dhe personazheve të ekranit ku mes tyre spikati një foto me Flori Mumajesin ku ky I fundit I dhuron një puthje të ngrohtë në faqe . Mos harrojmë se rreth tre vite me parë u dyshua për një lidhje mes tyre, por të dy e mohuan atë.

Ndër emrat e tjerë të njohur në festën e ditëlindjes perveç Florit dhe menaxherit të saj Popi Kola, ishin edhe Alban Skënderaj, Miriam Cani, Xhensila Myrtezaj dhe Labinot Gashi

Këngëtarja fryu edhe qirinjtë e tortës, ndërkohë që miqtë e saj i këndonin këngën e ditëlindjes dhe ne gjithashtu e urojmë të bëhet edhe 100 vjeçe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë