“Mëkate politikanësh”, kjo ka qenë tema Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj, këtë të martë në Vizion Plus.
Fushata zgjedhore, SPAK, dhe vendime shumë të rëndësishme përkojnë në muajin e bekuar të Ramazanit, ku besimtarët, apo ata që argjërojnë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në veprimet e trye, dhe nuk duhet të bëjnë padrejtësi.
Po a ka në sistemin e drejtësisë njerëz që argjërojnë? I ftuar në studio avokati Enea Cenko tha se gjyqtari i GJKKO, njeriui më i komentuar i momentit i cili nesër duhet të japë vendimin për kryebashkiakun Erion Veliaj, është një mysliman i devotshëm, i cili falet rregullisht.
Ndërkohë Cenko tha se me ardgjerim po ashtu është edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: E ka bërë Veliaj gjatë gjithë këtij muaji mbrojtjen e tij edhe nga qelia?
Cenko: Më lejoni të uroj gjithë besimtarët shqiptarë për muajin e Ramazanit.
Borakaj: Janë të prirur te drejtësia ata gjatë këtij muaji?
Cenko: Ramazan nuk do të thotë vetëm të argjërosh, por edhe të jesh i drejtë, të jesh i fuqishëm për të bërë vepra të mria.
Borakaj: Janë Dumani dhe pëllumbi dy myslimanë që argjërojnë.
Cenko: Zoti Pëllumbi mendoj se 100% është me argjërim.
Borakaj: Po Dumani?
Cenko: Kam besim se po.





