Një cmenduri e vërtete.  I tillë ka qënë epilogu I grupit D të kupës së botës, që I ka dhënë të drejte në fund Argjentines së Leo Messit.

Nuk thonë kot që fati ndihmon më të fortet..Kështu ka ndodhur  me albicelestet të cilët janë favoriruar nga një sërë episodesh mbrëmjen e kësaj të martë për të vijuar kështu rrugetimin e tyre në këtë botëror edhe pse me shumë pikepyetje e kritika.

Skuadra e Sampaolit mundi vetëm në fund Nigerine 2 me 1 kombinuar kjo edhe me nderin që I bëri Kroacia e cila tregoi një sportivitet të madh duke luajtur dhe fituar kundër Islandës me shifrat 2 me 1. Në fund ballkanasit që e kishin siguruar vendin e parë më heret e mbyllën fazën ë grupeve me 9 pikë, Argjentina e dyta me 4 pikë, Nigeria 3 pikë dhe islanda 1 pikë.

Por lë të tregojnë atë që ndodhi në përballjen Argjentine-Nigeri. Dy herë kampionet e botës e nisën sfiden me shumë ndryshime në organike por të mbështettur nga një lum tifozësh në stadium plot 65 mijë dhe nga Maradona I papërmbajtur në tribunë.

Në fushë, Argjentina e nis më së miri sfiden duke shënuar shumë shpejt Leo Messi, njeriu në qendër të vëmendjes dhe me peshë më të madhe të përgjegjësise tek ky ekip.

Goli është I denje për emrin dhe klasin e tij. top I gjatë I Baneges, marje e topit e mrekullueshme nga “pleshti” dhe finalizim perfekt..

Ylli argjentinas duket në mbrëmjen e tij më të mirë dhe pak më vonë lëshon një pasim të shekqlyer për Higuain që nuk shfrytëzohet nga “El Pipita”. Më pas 31 vjecari që vetëm një ditë më parë festoi këtë datëlindje ishte I pafat teksa goditi shtyllen nga një goditje dënimi me të majtën.

Me pak fjalë një pjesë e parë me messi protagonist dhe Nigerine thuajse inekzistente.

Por muzika ndryshon në pjesën e e dytë, dhe për faj të një episodi. Sistemi Var dhe gjyqtari Cakër I japin një penallti me shumë dashamirësi Nigerisë për një tërheqje në zonë të Maskeranos. Nga pika e bardhe Moses nuk gabon. Barazimi trondit Argjentinen e cila nuk gjen qetësi dhe nuk arrin dot të ndërtojë aksione goli ndërsa lë pas shumë hapësira.

Nigerianet fillimisht protestojnë fort për një tjeter 11-metersh por gjyqtari e konsideron prekjen me dorë në zonë të Rohos të pavullnetshme ndërsa afrikanet shpërdorojnë në kundërsulm, sikurse e bën edhe Higuain në mënyre te pafalshme në krahun tjeter.  Por është nata e dy herë kampioneve të botës dhe e popullit argjentinas të cilët I con në delir goli I bukur I Rohos në minutën e  84.

Festa shpërthen zyrtarisht kur mësohet se Kroacia I shënon në fund edhe golin e fitores ndaj Islandës dhe makthi merr fund. Argjentina e yjeve por që ende nuk është skuadër mund të festojë, të paktën edhe për pak ditë derisa messi me shokë të zbresin në fushë kundër Francës në një nga  duelet më të zjarrta të 1/8.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *