Argjentina i ka kërkuar NATO-s të bëhet një nga partnerët globalë të aleancës së sigurisë, tha sot ministri i Mbrojtjes Luis Petri, ndërsa qeveria kërkon lidhje më të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Argjentina njoftoi sot blerjen e 24 avionëve luftarakë amerikanë F-16 nga Danimarka, një marrëveshje e mbështetur nga Uashingtoni.

Petri u takua me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana, të cilit i dërgoi një letër ku shprehte interesin e Argjentinës për t’u bërë partner, shkroi ministri në platformën e mesazheve X.

Sipas NATO-s, partnerët globalë punojnë me anëtarët e aleancës për shembull, duke shkëmbyer informacione dhe duke marrë pjesë në operacionet ushtarake. Partnerët globalë të NATO-s përfshijnë aktualisht Australinë, Kolumbinë, Irakun, Japoninë, Korenë e Jugut, Mongolinë, Zelandën e Re dhe Pakistanin. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *