Subscribe

Këto janë disa prej fjalëve të ruajtura ndër shekuj nga arbëreshët, që Costantino Bellusci ka mbledhur se fundmi në fjalorin e tij “Arbashkruar”. Studiuesi sjell fjalë te arbëreshëve të Italisë, si dhe krahasimet me gjuhën shqipe të grumbulluara në njëzet e shtatë fshatra arbëreshe.

 

COSTANTINO BELLUSCI

AUTOR

“Botova disa fjalorë me leksikun e fshatrave arbëreshe, te fjalori baza është gjuha shqipe. Janë disa variante sepse nuk kemi ardhur ë gjithë nga jugu disa kanë ardhur nga mesi i Shqipërisë, por 70% them se është origjinal.”

 

 

Prej vitesh Bellusci studion historinë e traditave popullore, gjuhën dhe letërsinë arbëreshe, por shqetësimi i tij më i madh mbetet rreziku i zhdukjes së kësaj gjuhe.

 

COSTANTINO BELLUSCI

AUTOR

“Sepse janë ata që flasin janë pleqtë por ka fëmijë që nuk e flasin të gjitëh e kuptojnë por nuk e mësojnë siç na e mësuan neve prindërit.”

 

Ndërkohë në Tiranë Qendra e Studimeve Arbëreshe po zhvillon ditët e librit, ndërsa marrin pjesë personalitete të kulturës bashkëkohore arbëreshe nga Kalabria e Sicilia. Synimi i këtij aktiviteti është jehona dhe njohja e këtij komuniteti sidomos nga të rinjtë shqiptarë.

 

 

DIANA KASTRATI

DREJTORESHE E QSPA

“Të sillet jeta aktuale arbëreshe, studimore, shkencore, artistike dhe në të njëjtën kohë me synimin e fortë të kemi nj kapilarizim të kulturës arbëreshe në Shqipëri.”

 

 

Gjithashtu në ambientet e fakultetit të filologjisë qëndrojnë të hapura tri ekspozita me foto e botime me detaje të jetës, historisë por dhe veprimtarisë së arbëreshëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *