E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Sport

Arbër Hoxha, gol dhe asist në Kroaci, sulmuesi kuqezi shkëlqen në fitoren e Dinamo Zagreb në kampionat

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në duelin e fituar 3 me 0 nga skuadra e tij kundër Shibenik në fushën e vet.

Në fillim të takimit nisi nga stoli dhe u fut në fushë në minutën e 60, ndërkohë që shënoi golin e dyfishimit në minutën e 74, duke vënë në siguri suksesin e Dinamo Zagreb.

Megjithatë, futbollisti kuqezi nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 78 shërbeu një asist për Baturinën, i cili çoi shifrat në 3 me 0, rezultat me të cilin u mbyll edhe ndeshja.

Gjatë këtij sezoni, Arbër Hoxha nuk ka luajtur shumë si titullar te skuadra e njohur kroate, duke regjistruar deri tani 3 gola dhe 2 asist. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë