Arben Kraja është drejt largimit nga detyra si kreu i SPAK-ut.

 

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili pritet të nisë garën për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.

Mandati i Arben Krajës përfundon në datën 18 dhjetor dhe si detyrim Këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.

 

KLP, ende nuk ka dalë me kandidaturat zyrtare, por dëshirën për të qenë në krye të SPAK deri më tani e kanë shprehur, Edvin Kondili, Adnand Xholi dhe Altin Dumani.

 

Drejtuesi i SPAK-ut nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, kështu Kraja do të mbetet prokuror i SPAK-ut.

 

Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *