Subscribe

Tre personazhe të njohur për drejtësinë, janë vënë në shënjester nga Operacioni Forca e Ligjit për justifikimin e pasurisë.

Në sitë është vendosur pasuria e Arben Frrokut, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Arben Frroku aktualisht ndodhet në Holanda ku u arrestua pas dënimit që mori në Shqipëri për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Megjithatë autoritetet holandeze refuzuan ekstradimin e tij drejt Shqiperisë.

Durim Keci, banues në Shijak, i dënuar në Itali për veprat penale “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Krime me armë kundër personit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe shfrytëzimin e prostitucionit”;

Jasin Kala, banues në Shijak, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *