Arabia Saudite ka premtuar marrëveshje investimi me vlerë 20 miliardë dollarë (me 15.5 miliardë paund) me Pakistanin.

 

Marrëveshja ka ardhur pas kërkesës së bërë nga qëveria e Pakistanit, e cila kërkon të mbështesë ekonominë e saj të brishtë.

 

Njoftimi për investimin është bërë gjatë turneut aziatik të ndërmarrë nga Princi Kurorës së Mbretërisë, Mohammed bin Salman.

 

Pakistani ka nevojë urgjente për të adresuar një krizë të bilancit të pagesave dhe është në kërkim të mbështetësve ndërkombëtarë për mbështetje.

 

Marrëveshjet përfshijnë një rafineri të naftës prej 8 miliardë dollarë në qytetin kryesor të Gwadar.

 

Të dy palët nënshkruan disa marrëveshje të tjera të përkohshme dhe memorandume të mirëkuptimit në sektorin e energjisë, petrokimikave dhe minierave, sipas raporteve.

 

“Është e madhe për fazën e parë dhe definitivisht do të rritet çdo muaj dhe çdo vit dhe do të jetë e dobishme për të dy vendet”, tha princi i kurorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *