Qeveria shqiptare njoftoi se ka përfunduar procedurat me mbretërinë e Arabisë Saudite, për të njohur në mënyrë reciproke patentat.

 

Ministria e punëve të Jashtme sqaroi se janë mbyllur të gjitha procedurat ligjore nga pala shqiptare, dhe tashmë zyrtarisht u njoftua se procesi është finalizuar edhe nga ana e Arabisë Saudite.

 

Marrëveshja hyn në fuqi pas një muaji, pra në shtator dhe ka si synim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve mes dy vendeve, kryesisht për qëllime turistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *