E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Arabia Saudite lejon femrat të drejtojnë kamionë

Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, duket se është i vendosur t’i japë më shumë të drejta grave.

 

Së fundmi, trashëgimtari  32 vjeçar, urdhëroi përgatitjen e një projektligji që i lejon femrat në Arabinë Saudite, të drejtojnë automjete, ligj i cili pritet të hyjë në fuqi qershorin e vitit 2018.

 

Reklamë

Ligji nuk i lejon gratë të drejtojnë vetëm makina, por edhe kamionë e motoçikleta. Ndërsa ligjet e qarkullimit do të jenë të barabarta’ për burrat dhe gratë, dhe nuk do të ketë numra të posaçëm për mjetet që do të kenë në timon një femër.

 

Pak muaj më parë, princi i kurorës, në përpjekje për të reformuar ligjet gjinore të vendit, vendosi lejimin e grave të shkojnë në 3 stadiume në vend, për të parë ndeshjet sportive së bashku me bashkëshortët e tyre.

 

Arabia Saudite hoqi gjithashtu “moratoriumin” ndaj kinemave, pas 35 vitesh ndalim.

 

Reformat ekonomike dhe sociale të mbështetur nga Princi i Kurorës, Mohammed Bin Selmanit, janë në kuadrin e një lëvizjeje për modernizimin e shoqërisë saudite dhe për të rritur ekonominë.

 

Ai mori vëmendjen botërore pas arrestimit të më shumë se 200 princërve dhe biznesmenëve sauditë, nën akuzat për korrupsion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë