E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ar dhe argjend për çdo sulm të bërë, ja si paguhen xhihadistët e ISIS

Xhihadistët e ISIS për çdo shërbim të kryer janë paguar me ar dhe me argjend.

 

Sipas disa dokumenteve të publikuara nga RT Arabic, xhihadistët e ISIS u paguan me argjend për përdorimin e agjentëve kimikë, ndërsa për eleminimi i helikopterëve apo dronëve të armikut ata janë shpërblyer me ar.

 

Reklamë

Pavarësisht se luftëtarët e ISIS/ISIL iu bashkuan grupit terrorist për shkak të ideologjisë së përbashkët që ndanin apo besimit të tyre për të kryer xhihad, dokumente nga qyteti i Mosulit në Irak tregojnë se lufta për të vetëshpallurin Kalifat kishte gjithashtu e stimujt e saj financiarë.

 

Mijëra luftëtarë, së bashku me familjet e tyre, u bashkuan me ISIS në kulmin e aktivitetit të grupit në Irak dhe Siri. Shumica e tyre erdhën nga brenda Irakut, ndërsa të tjerë erdhën nga mbarë rajoni

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë