Subscribe

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit në Durrës, Ferdinand Elezi dorëzoi në kuvend kandidaturën e tij për kryeprokuror të përkohshëm.

 

Prej disa ditësh, emri i tij përflitej si një nga kandidatët potencialë për prokuror, ndërsa pak ditë më pare Elezi tërhoqi dokumentat e vjetërsisë në punë, të nevojshme për kandidaturën.

 

Elezi plotëson kushtet për të qenë kryeprokuror i përkohshëm dhe ka gradën shkencore si dhe 15 vjet vjetërsi në punë.

 

Por krahas tij, një tjetër emër që u përfol si kandidate është dhe Arta Marku. Emri i prokurores së Shkodrës  ishte ndër të parët të cilët po kalojnë në skanerin e vettingut, ndërsa burimet thanë se kandidatura e saj mbërriti mëngjesin e kësaj të hënë në Kuvend.

 

Nuk dihet nëse do të ketë kandidatura të tjera për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa afati përfundimtar për paraqitjen e tyre është dita e martë në orën 18:00.

 

Ndër emrat e tjerë të cilët plotësojnë kriteret janë dhe prokuroret e krimeve të rënda Henrik Ligori dhe Besnik Muci.

 

Ndonëse nuk ka ende informacion zyrtar për kandidaturat e tyre të mundshme, Kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet nga Kuvendi do ketë mandat të përkohshëm, deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *