Aplikacioni i imunitetit tashmë është aktiv në të gjithë territorin Italian dhe nga kjo e hënë ka nisur eksperimentimi në katër rajone.

Ministrja e Inovacionit, Paola Pisano bëri të ditur se 2 milionë njerëz e kanë shkarkuar aplikacionin i cili sipas saj, është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin italian e ate europian të privatësisë.

Vendi fqinj gjendet në fazën e tretë të hapjes pasi u gjunjëzua nga pandemia e koronavirusit. Rreth 34 mijë persona humbën jetën ndërsa mbi 235 mijë të tjerë u infektuan me covid 19.

Abruzzo, Liguria, Marche dhe Puglia janë rajonet e para që provojnë funksionimin e gjurmimit të kontaktit, i cili ka nxitur edhe një sërë polemikash mbi ruajtjen e privatësisë. Vend ii aprë ën Europë që e ka aplikuar është Estonia.

Autoritetet italiane të shëndetësisë synojnë zbatimin e një strategjie kombëtare për të identifikuar personat pa simptoma por që janë bartës të virusit Covid 19. Aktualisht vendi është në gjendje të kryejë 92 mijë testime  në ditë.

Ndërkohë pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, është zhvendosur në Amerikën Latine dhe Arabinë Saudite ndërsa në të gjithë botën numërohen mbi 7 milionë njerëz të infektuar.Rreth 407 mijë pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *