E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'drite Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli rrëzon dënimin për Saimir Tahirin

Ilustrim · Vizion Plus

Çështja “Tahiri” rikthehet për gjykim në Gjykatën e Posacme.

Gjykata e Posacme e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish ministrin e Brendshëm.

Gjykimi per Tahirin do te nise krejtesisht nga e para nga nje trupe e re gjykuese e SPAK.

Sipas Apelit, ka pasur shkelje proceduriale nga ana e prokuroreve ne Shkallen e Pare te Gjykimit.

Vendimi i grupit Habilaj ne Katania te Italise, nuk eshte prove qe mund te perdoret ndaj Tahirit, ka argumentuar Apeli.

Me tej sqarohet ne vendimin e Apelit, se ndaj Tahirit mund te ngrihej nje akuze tjeter per “Kultivim te bimeve narkotike”.

Shkalla e Parë e dënoi ish ministrin socialist me 5 vjet heqje lirie, vendim ky i konvertuar në shërbim prove për 3 vite.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kerkuar 12 vite burg për Tahirin, por me gjykim të shkurtuar kërkesa përfundimtare shkoi në 8 vite. Prokuroria e akuzoi ish-ministrin për tre vepra penale: “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Megjithatë të gjitha këto akuza u rrëzuan dhe gjykata e dënoi Tahirin për “shpërdorim prove”, akuzë që nuk ishte bërë nga Prokuroria.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh