Subscribe

Skandali i ashtuquajtur i përgjimeve rrëzohet nga Gjykata e Apelit në Tiranë. Pas rikthimit në detyre të drejtit të përgjithshëm Haki Cako, e njëjta gjykatë por, me një tjetër relator, vendosi të japë te njëjtin vendim edhe për dy drejtuesit e tjerë të policisë, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj. Për gjyqtarin Metush Saraçi, shefi i Forcave operacionale, Duka dhe Oficeri Xhelilaj, nuk kanë shkelur ligjin për pajisjen e përgjimit IMSI-CATCHER. Ndërkohë, ndryshimi i masës, nga arrest shtëpie në rikthim në detyrë nuk u prit mirë nga organi i akuzës, pasi sipas Prokurorisë ka provova për implikimin e tyre në përgjimet e kryera në disa qytete të Shqipërisë nga dy të akuzuarit. Prokuroria ka bere te ditur se do ta ankimojë vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë, pasi Duka e Xhelili, mund të ndikojnë në fshehjen e provave, të cilat janë të vlefshme për hetimin. Në seancën me dyert të mbyllura, pandehurit nuk ishin të pranishëm, por u përfaqësuan nga avokatët e tyre Theodhori Sollaku dhe Shegushe Ligori. Prokuroria është ende në pritje të përgjigjeve të nisura drejt shtetit italian për vendndodhjen e pajisjes së përgjimit, ndërkohë ka sekuestruar edhe 2 servera ku dyshohet se ka të dhëna për përgjimet e kryera edhe në burgun 302 në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *