E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Apeli liron ish ministrin Saimir Tahiri

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shfuqizuar vendimin e shkallës së parë duke lënë të lirë ish ministrin Tahiri.

 

Shkalla e parë e Krimeve të Rënda kishte dhënë masen e sigurisë “arrest shtëpie” për Tahirin por avokati Maks Haxhia apeloi vendimin, ashtu sikurse kishte bërë edhe organi I akuzës që nga ana tjeter kishte kërkuar “arrest me burg”.

 

Reklamë

Avokati Maks Haxhia:

“Prokuroria nuk kishte fakte dhe prova te reja qe te justifikonin masen e sigurise “arrest shtepie”.

 

Ish ministri i brendshem Tahiri akuzohet nga prokuroria per lidhje me grupin e Habilajve te cilet po hetohen ne Itali per trafik droge. Ata jane kusherinj te larget te ish ministrit Tahiri i cili tashme deri ne fund te procesit do te hetohet ne gjendje te lire.

Më shumë video

Reklamë