Vendi
Apeli le në burg Shukri Xhelilin

Ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, Shukri Xhelili, do vijojë të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve. Kjo pasi Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda rrëzoi sot kërkesën e tij për një masë sigurie më të butë, duke e lënë në burg. Ai u arrestua më 16 maj, pak ditë pas publikimit të një videoje ku shihej duke kërkuar favore seksuale nga një vajzë në këmbim të një vendi pune. Ndalimi i tij u bë nen akuzën e korrupsionit pasiv, në formën e kërkimit të favoreve seksuale. Avokati i Shukri Xhelilit lajmëroi dërgimin e çështjes ne Gjykatën Kushtetuese, duke lëne pezull zgjedhjet e reja ne Bashkinë e Dibrës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




