E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Kronikë

Apeli le në burg Fadil Kasemin

Apeli i Krimeve te Renda la ne burg Fadil Kasemin pas kërkesës se mbrojtësve te tij per ndryshim te masës se sigurisë. 53-vjeçari u arrestua per vrasjen e ish-bashkëshortes së tij gjyqtare Fildes Hafizi. Në Apel ai kërkoi masë më të lehtë edhe për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Ndaj Fadil Kasemit janë ngritur akuzat e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, qe sipas kodit penal  dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë, ajo e armëmbajtjes, e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit, ose mbajtja peng e personit, e cila dënohet në 5 vite heqje lirie.

 

Reklamë

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë