E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli jep vendimin për Avdylajt, të akuzuarit kërkuan lirinë

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda jep sot vendimin për pjesëtarët e grupit të Avdylajve në Shijak, si dhe për dy ish-deputetët socialistë, të cilët kërkojnë lirimin nga qelia. Dy ditë më parë, të arrestuarit dolën para gjykatës, duke kërkuar përmes avokatëve, ndryshimin e masës së sigurisë. Ata pretenduan pafajësi, ndërsa thanë se prokuroria nuk kishte prova për të mbështetur akuzat e saj.

 

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, njëri prej të arrestuarve, Astrit Avdylaj pranoi komunikimet me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Në kuadër të operacionit “Volvo 4” policia arrestoi 34 persona, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut te drogës. Kurse emrat e dy ish-deputetëve dolën në skenë gjatë përgjimeve të grupit Avdylaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë