E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apeli i Vizion Plus “zhbllokon” 3500 banorë të Njësisë Xibër në Klos

Pas publikimit në Vizion Plus të ankeses së banorëve të njësisë Administrative Xibër, i menjehershem ka qenë reagimi i Bashkisë Klos. Kjo e fundit ka nisur disa mjete borëpastruese drejt Xibrit për të bërë të mundur hapjen e rrugës kryesore dhe nxjerrjen e banorëve nga izolimi.

 

Ka qenë vetë kryebashkiaku i Klosit Basir Çupa i cili e ka ndjekur procesin nga afër. Me hapjen e ketij aksi, mjetet do të mund të levizin vetem me zinxhirë për shkak të akullit.

 

Reklamë

Po ashtu Bashkia Klos ka planifikuar edhe hedhjen e skories në të gjithë segmentin. Fshatrat e brendshem të njësisë do të vijojnë të jenë të izoluar pasi trashesia e dëborës shkon deri në 80 cm.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë