Subscribe

Pak ditë pas shembjes së shtëpive të mbetura në Yzberisht, ka përfunduar pjesa me e madhe e ndërtimit te rrugës që lidh këtë zonë me Kasharin qe eshte gati 3 km e gjate. Mbeten vetem pak metra ruge tashme qe ky aks te lidhet me Unazen e Re.

Vetëm pak metra larg Astirit ku banorët protestojnë për të mos lejuar vijimin e projektit të unazës se madhe, kryebashkiaku Erion Veliaj kërkoi mirëkuptin e tyre për të vijuar punimet.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE, TIRANE 

 

“Thirrja ime për të gjithë banorët e Astirit është që ne nuk do t’ju zhgënjejmë; e dimë që ka një shumicë të heshtur, që është mbi 90% e banorëve, që nuk ka arsye të vuajnë pengimin nga një pakicë e zhurmshme partiake dhe politike, e keqpërdorur, të cilëve ju garantoj gjithashtu se do t’ju shërbejmë njësoj. Me të njëjtën frymë do të vazhdojmë mandatin e dytë dhe ju garantoj se ata që sot protestojnë, do të jenë përfituesit më të mëdhenj dhe do të përfundojnë si ata që protestonin te Parku i Liqenit, që tani vijnë me kasketë për të çuar te lodrat kalamajtë e tyre.

 

Duke bërë një paralelizëm me punimet e inaguruara në Yzberisht, Veliaj tha se i njëjti standart do të përdoret edhe në zonën e Astirit.

 

“Kush ka sy të shikojë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush ka mendje të mendojë: mjaft të shohë çfarë është bërë këtu për të kuptuar se aty ku vë dorë Bashkia dhe Qeveria, sjell vetëm zhvillim, rritje të vlerës së pronës, një hapësirë më të mirë komunitare, më shumë pastërti dhe një cilësi jete shumë herë më të lartë se sa ajo që gjetëm para pak kohësh. Me rrethrrotullimin, me sinjalistikën, me ndriçimin LED natën, me faktin që kemi mbjellë ullinj aty ku kishte ferra, ndryshimi është si dita me natën”.

 

Investimi në infrastrukturë, bashkë me mirëkuptimin e banorëve, do të sjellë jo vetëm një lagje më të mirë, por edhe jetesën në një komunitet të pastër dhe me rregulla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *