E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit

Ilustrim · Vizion Plus

Apeli i GJKKO pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

 

SPAK hoqi dorë nga ankimimi dhe për këtë arsye Apeli i GJKKO pushoi çështjen.

 

Altin Hajri ishte një nga personat që u vendos në lupën e OFL, duke iu skanuar pasuria pasi kishte dyshime se ishte krijuar nga veprimtaria kriminale.

 

Operacioni kundër Altin Hajrit nisi pas rrëmbimit dhe ekzekutimit të Jani Prengës pikërisht në kompleksin Golden. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia.

 

Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020, Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë, dhe më pas e kanë transportuar drejt kompleksit Golden ku dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh