Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e ushtrisë në...

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat pas dy...

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e...

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë një aspekt...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

Muçi nuk është më lojtari më i shtrenjtë te...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një...

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e...

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin

9 Korrik 17:05

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për një grup të akuzuarish, Gjergj Cukali, Florian Abazi, Paris Prenga dhe Edmond Jamaku, për vepra të rënda penale.

Cukali u shpall fajtor për vendosjen e eksplozivit në automjetin e biznesmenit Gjon Mena, ku u dënua me 25 vite burg. Vendim ky që u la në fuqi.

Ndërkohë E.J. përfitoi ulje dënimi pasi u pranua si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua përfundimisht me 7 vite burg.

Blendi Deda u dënua me 18 vite burg për tentativë vrasjeje me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit A.B. Gjykata bashkoi dënimet e tij në një të vetëm prej 18 vitesh.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 09.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 14 akti, datë 21.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit Gj.C., E.J., E.J., B.D., P.(B.)P., dhe F.B., ndaj vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:

1. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit E.J. në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vite burgim.
2. Dënimin e të pandehurit B.D. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit A.B., mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 76-22-28/4 të K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit B.D. me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
II. Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në nivel apeli i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
III. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 09.07.2025.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Apeli Gjergj Cukali Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e protestës së flamingove organizuan një sulm kriminal ndaj turizmit

më shumë...

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

më shumë...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Fier-Vlorë, një i plagosur

më shumë...

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:18

Sulmet izraelite, Libani përgatitet për vendosjen e...

10:11

Palestina cakton datën e zgjedhjeve, të parat...

9:53

“Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama:...

9:37

Dita e 41-të e protestës, qytetarët nisin...

9:27

Ambasadori i OSBE nga Korça: Protestat janë...

9:00

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Jemi të...

8:55

Shpërdoroi detyrën, AMP arreston policin në Dibër

8:39

Vetëm 5 minuta ecje pas vakteve mund...

8:00

Muçi nuk është më lojtari më i...

7:41

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

7:27

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e...

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Dënohet me burg 80-vjeçari në Itali, për 4 vite dhunoi dhe t...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.