E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Apeli e riktheu në qeli, Namik Simixhiu rekurs në Gjykatën e Lartë

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin e Tiranës, ankimoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaccëm, që e riktheu atë në qeli.

Treshja gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici rrëzuan rekursin e paraqitur nga Simixhiu duke lënë në fuqi vendimin e Apelit, të datës 5 korrik të këtij viti.

Reklamë

Shkalla e Parë la të lirë Simixhiun, duke i ndryshuar masën nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, vendimi i cili u kundërshtua nga Prokuroria e Posaccme.

SPAK e anikimoi vendimin e GJKKO në Apel dhe kërkoi rikthimin në qeli të Simixhiut, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Namik Simixhiu u arrestua në datë 8 dhjetor të vitit 2023, ku SPAK lëshoi 15 urdhër arreste për inceneratorin e Tiranës.

Ky i fundit ishte anëtar në komisionin për koncesionin e inceneratorit të Tiranës, bashkë me Pëllumb Abeshin, Erjon Muratajn, Sidita Temalin, Etleva Kodin dhe Taulant Tushen, ndërsa kryetare ishte Valbona Ballgjini./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë