E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Apeli “certifikon” Pensilvaninë, rrëzohen pretendimet për vjedhje votash.

Presidentin amerikan Donald Trump, ka pësuar një tjetër humbje ligjore në përpjekjen për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

 

Gjykata federale e Apelit në Filadelfia hodhi poshtë kërkesën e republikanëve për të mos lejuar Presidentin e zgjedhur Joe Biden të shpallet fitues i shtetit të Pensilvanisë.

 

Reklamë

Trupi gjykues vlerësoi se ekipi i Trump nuk kishte dhënë prova konkrete për pretendimet se zgjedhjet ishin të manipuluara.

 

Pas vendimit e gjykatës, kreu i Shtëpisë së Bardhë, në një postim në rrjetet sociale,  ka këmbëngulur se votat në Pensilvani janë të  manipuluara dhe se ai është fituesi.

 

“Unë e fitova Pensilvaninë me shumë vota, mbase më shumë sesa mund të mësoni. Votat në Pensilvani janë të manipuluara. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtetet e tjera. Bota po shikon!”

 

Ndërkohë avokatja e ekipit të Trump ka paralajmëruar se do i drejtohen gjykatës së lartë.

 

Çështja ishte shqyrtuar javën e kaluar në një gjykatë më të ulët dhe avokati i Trump, Rudy Giuliani, këmbënguli gjatë pesë orëve seancë se zgjedhjet presidenciale ishin dëmtuar nga mashtrimet në Pensilvani.

 

Ndërsa të premten, presidenti Trump u shpreh se nëse kolegji zgjedhor shpall fitues Biden ai do të largohet nga shtëpia e bardhë .

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë