E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Antoneta Sevdari kthehet në detyrë, prokurorja fiton betejën e gjatë me Kolegjin e Apelimit

Antoneta Sevdari është prokurorja e parë e cila fitoi ndaj Vettingut, ku pas një beteje të gjatë arriti që të rikthehej në detyrë edhe pse ishte shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në vitin 2019.

Procesi në KPA erdhi pas një vendimmarrje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që pranoi ankimin e Sevdarit dhe detyroi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

Reklamë

Pikërisht në ditën e drejtësisë, KPA në bazë të vendimit të Strasburgut, vendosi që Sevdari të rikthehet në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që vetë ky Kolegj më përpara e shkarkoi nga detyra, edhe pse e kishte kaluar shkallën e parë të Vettingut.

“Ndihem e gëzuar që arrita të marr drejtësinë që meritoja, kam 2-fish përgjegjësi të jem e përkushtuar ndaj drejtësisë”, tha ajo.

KPA shkarkoi nga detyra prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdarin në 28 shkurt 2019. Ishte pasuria e bashkëshortit të saj që solli largimin. Komisionieri Publik ankimoi vendimin për pasurinë e bashkëshortit, ndërsa Sevdari e justifikoi me punën e tij jashtë vendit.

Sevdari iu drejtua më pas Gjykatës Ndërkombëtare, e cila konkretisht në vendimin e saj u shpreh se gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të saj./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë