Antisemitizmi zgjon vëmendjen, gati gjithmonë atëherë, kur urrejtja ndaj hebrenjve bëhet e dukshme nëpër demonstrata apo akte terrori. Në një kohë që antisemitizmi i shumë myslimanëve dhe jo-myslimanëve është një praktikë që ushtrohet përditë.

Në formën e tij të pazëshme, antisemitizmi është i padukshëm. Ndër myslimanët urrejtja ndaj hebrenjve ushqehet sidomos nga narrativat që qarkullojnë për hebrenjtë në familje, në xhami apo media. Bëhet fjalë në radhë të parë për narrativin që mban lart idenë e “armikut të përjetshëm”.

Fjala ‘Hebre’ si sharje

Fjala „jahudi” -hebre përdoret nga shumë myslimanë si sharje, për të ofenduar myslimanë të tjerë. Kjo fjalë barazohet ndër të tjera me „lakmitar”, „tradhtar” apo „komplotist”. Veç përdorimit të përgjithshëm, kjo fjalë zë vendin e saj në romane, kinema, apo seriale televizive. Kush ka një pozicion tjetër në skenën letrare apo artistike dhe hap dyert e dialogut me hebrenjtë shpejt thirret „jahudi”, pra tradhtar.

Nëse analizohet ky imazh për hebrenjtë në ndërgjegjen apo nënndërgjegjen e shumë myslimanëve, tregohet, se asnjë element nuk justifikohet me përvojën aktuale të hebrenjve, por me tekste fetare dhe zhvillime historike. Këto në tërësi e kanë origjinën në historie e lidhen me konfrontimin mes myslimanëve dhe hebrenjve në kohën e ngritjes së islamit. Shumë myslimanë projektojnë ende të shkuarën tek e sotmja. Ata mund të pretendojnë, se hebrenjtë e sotëm janë pasardhësit e atyre hebrenjve, që kanë luftuar kundër profetit Mohamed dhe myslimanëve. Kjo i shpjegon ato parullat „Oh ju hebrenj, ushtria e Mohamedit do të rikthehet!”, që u pa edhe në demonstratat e fundit në konfliktin e Gazës si në botën islame edhe në Europë.

Në Koran ka vargje që i këshillojnë myslimanët t’i trajtojnë hebrenjtë si vëllezër. Por ka edhe pasazhe të tjera, ku myslimanëve u kërkohet të luftojnë kundër hebrenjve. Megjithëse këto pasazhe lidhen me kontekste të caktuara dhe janë të hapura për interpretime të ndryshme, ata që duan të justifikojnë urrejtjen ndaj hebrenjve pretendojnë, se ato janë të vlefshme në çdo kohë dhe në çdo vend.

Legjenda e sundimit botëror të hebrenjve

Në rrjedhën e historisë islame dhe shekuj para Shoas ka pasur kohë, kur hebrenjtë u vendosën para zgjedhjes, ose të konvertoheshin në islam ose të vdisnin. Në rastin më të mirë ata duhej ta paguanin Dxhihan, një taksë mbrojtëse, që natyrisht mund ta paguanin vetëm hebrenjtë e kamur.

Tek faktorët që e nxisin antisemitizmin që atëherë, bën pjesë edhe mungesa e progresit në drejtim të zhvillimit industrial dhe teknologjik të vendeve me popullsi myslimane. Ky dështim justifikohet me pretendimin, se janë hebrenjtë ata që dominojnë ekonominë botërore. Lufta kundër antisemitizmit e bën shumë të nevojshme përballjen me narrativa të tilla negative. Dhe tekstet fetare duhet më në fund të interpretohen në ditët e sotme duke marrë parasysh konteksin historik dhe vendor./ Burimi: DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *