Subscribe

Franko Roberti, Drejtori i Antimafias Italiane, ka deklaruar nga zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla se është trefishuar sasia e drogës se trafikuar drejt vendit fqinj.

 

Gjatë koherencës për shtyp, kreu i antimafias theksoi se ky fenomen, po kthehet në shqetësim edhe per vendet e tjera te BE.

 

“Trafikimi i lëndëve narkotike  ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Është trefishuar sasia e drogës që është trafikuar nga Shqipëria”, – u shpreh z. Roberti.

 

Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti, nënvizoi se institucioni që ai drejton ka caktuar edhe një gjykatës pranë Ministrisë së Drejtësisë.

 

“Interesi ynë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Duhet te përmirësojmë aksionet e përbashkëta, pasi një pjese e parave te këtij trafiku shkojnë për te financuar grupet radikale islamike”, – deklaron Drejtori i Antimafias Italiane.

 

Ndërsa ne fjalën e tij, Llalla theksoi se shume shpejt do te kete përgjigje nga pala italiane për kërkesat qe ka drejtuar ne funksion te ligji te dekriminalizimit. Gjate muajit dhjetor ishte ne Tirane edhe kreu i Prokurorisë se Lecces Kataldo Mota, i cil shprehu shqetësim per rritjen e trafikimit te lendeve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *