Përdorimi pa kriter i antibiotikëve, por kthehet tashmë në një shqetësim serioz në mbarë botën.
Sipas raportit më të fundit të OBSH deri në vitin 2050, 2/3 e vdekjeve në mbarë globin mund të kenë si shkak rezistencën e lartë të infeksioneve ndaj antibiotikëve.
“Shumë njerëz, por edhe mjekë sidomos farmacistë në Shqipëri japin antibiotikë edhe për sëmundje virale ku antibiotiku nuk ka asnjë efekt dhe në këtë mënyrë të gjithë bakteret që ne kemi fitojmë rezistencë. Një ndotje e madhe e antibiotikëve vjen edhe nga përdorimi i tyre në blegtori, sepse në blegtori antibiotikët nuk përdoren për të luftuar sëmundjen, por për të parandaluar. Dhe të gjithë këta antibiotikë që përdoren për kafshët kalojnë tek njerëzit”, tha Prof.Artan Trebicka, biolog.
Ekspertët shpjegojnë se një rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve kanë pësuar edhe infeksionet spitalore.
“Rezistenca e infeksioneve është rritur edhe nëpër spitale, prandaj pas operacioneve kemi infeksione në spitale. Në Shqipëri është më e theksuar”, tha biologu.
Por si mund të parandalohet ky fenomen?
“Duhet ndaluar dhënia e antibiotikëve pa recetë, duhet rritur kontrolli i antibiotikëve në blegtori që është gjithashtu një masë shtrënguese që duhet bërë, po kështu dhe mjekët sidomos të familjes duhet të kenë kujdes kur kemi sëmundje infektive që vinë nga viruset. mos të japin antibiotikë për të qenë brenda apo nën presionin e vazhdueshëm të pacientit që thotë më jep antibiotikë”, u shpreh Prof.Artan Trebicka.
Raporti i OBSH tregoi se nga viti 2018 deri në vitin 2023, rezistenca ndaj antibiotikëve u rrit në më shumë se 40 për qind.
/vizionplus.tv





