Politikë
Anti-shpifja/ Komisioni i Venecias vizitë 3-ditore në Tiranë

Një delegacion i Komisionit të Venecias do të zhvillojë një vizitë zyrtare tre-ditore në Tiranë në datat 9-12 shkurt 2020. Vizita do të kryhet pas një kërkese të Kuvendit, ndërsa do të diskutohet për paketën anti-shpifje.
Reklamë
Ekspertët e Komisionit të Venecias do të kenë takime me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në datën 10 shkurt në Kryesinë e Kuvendit.
Paketa anti-shpifje përfundoi në Venecias nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i cili kërkoi mendim nga ekspertët. Komisioni i Venecias pritet të shprehet në mars për këtë paketë, ndërkohë që mazhoranca është tërhequr përkohësisht nga miratimi i saj.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




