Subscribe

Pas 4 muaj debati në lidhje me masat ndaj asaj që kryeministri Edi Rama, e cilësoi organizata kap çfare të kapesh, ose KÇK, deputetet miratuan ndryshimet ligjore për hetimin dhe gjykimin sa më të shpejtë të prokurorëve e gjyqtarëve që shkelin ligjin.

Tashmë Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka më 3 muaj kohë për të shyqrtuar ankesen ndaj një gjyqtari, por vetëm 3 ditë.

 

ULSI MANJA

 

KRYETAR I KOMISIONIT TE LIGJEVE

 

“Propozimi i kolegëve është që ky afati 3 mujor i shqyrtimit të ankesës të reduktohet në 3 ditë. Në rastet e urgjences ky afat i shqyrtimit të ankesës ndaj një magjistrati, që ka diskredituar rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit nga inspektori, të shqyrtohet në 3 ditë. Dhe këshillat respektive brenda 3 ditëve nga marrja e një kërkese të shprehen lidhur me pezullimin e magjistratit nga detyra”.

 

Ndërhyrjet në kuadrin ligjor u mbeshtetën nga socialisti që udhëhoqi procesin e reformës në drejtësi, por Fatmir Xhafaj kritikoi ashper këshillin e lartë gjyqësor dhe këshillin e lartë të prokurorisë që nuk kanë vepruar ndaj magjistrateve qe shkelin ligjin edhe pse ato jane sot qeveria e sistemit.

 

FATMIR XHAFAJ

 

DEPUTET I PS

 

“Nese sot kemi nje rast ekstrem ne sjelljen e nje prokurori apo ten je gjyqtari si rasti i gjyqtares se krujes, nuk arrij dot ta mendoj se si nuk ka nje qendrim public te ketyre dy institucioneve. I kane pasur dhe I kane te gjitha mundesite”

 

Xhafaj ka kritikuar edhe anetaret e ketyre dy keshillave qe vijne nga radhet e pedagogeve dhe shoqerise civile, sic jane dy kryetaret gent ibrahimi dhe naureda llagami

 

“Fatkeqesisht ajo qe po shoh une eshte qe nje pjese e tyre , ose kjo fryme ende, nuk eshte ajo per te cilen ka pasur pritshmeri ne konceptimin dhe ideimin e kesaj arkitekture te sistemit  “

 

Por Xhafaj nuk ka lene jashte kritikave as kryeministrin Rama.

 

“Dhe cilido nga ne politikane te legjislativit apo ekzekutivit duhet t ejemi te kujdesshem  ne kete diskurs politik qofte qe qasjen e indvideve te mos ia veshim sistemit qofte ne menyren se si I qasemi ne problemit.”

 

Pervec ndryshimeve ligjore qe lidhen me gjyqtaret dhe prokuroret qe shkelin ligjin,  deputetet nderhyne edhe ne ligjin e gjykates Kushtetuese per te mos lejuar me perseritjen e rastit te arta Vorpsit te cilen presidenti nuk e thirri per te bere betimin.

 

Sipas ketij ndryshimi Meta ka vetem 10 dite kohe per te zhvilluar ceremonine e betimit per anetarin e gjykates Kushtetuese ne te kundert ai ben betimin me shkrim, njofton institucionin e kreut te shtetit dhe nis zyrtarisht pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *