E diel, 27 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Anti-KÇK”, Basha: Rama i rrethuar nga mafiozë e kriminelë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu kundërpërgjigj ashpër kryeministrit Edi Rama lidhur me paketën “Anti-KÇK”. Pas reagimit të Ramës, Basha e akuzoi se ai është i frikësuar nga ligjet sepse është i rrethuar nga njerëz të krimit.

 

“Rama ka frikë nga hija e vet. Është tmerruar nga ligjet e veta. I rrethuar nga kriminelë e mafiozë, ai vazhdon t’i mbrojë ata me gjithçka ka në dorë. Edi Rama gënjen sa herë që hap gojën, pretendon se po lufton krimin kur në fakt mishërimi më i qartë i KÇK është…vetë qeveria e tij.”

 

Më herët, Edi Rama nuk u shpreh i surprizuar për reagimin e PD për ligjin special “Anti-KÇK”. Sipas kreut të qeverisë, opozita vetëm ka bërë politikë me krimin, por asnjëherë nuk e ka luftuar atë.

 

 

Vazhdo të lexosh