E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Anterio Kaloshi gjykohet në SPAK/ Gjykata e Pogradecit transferon dosjen e 3 të arrestuarve për “Volorekën”

Anterio Kaloshi, i dyshuar si autori i sulmit me armë ndaj hotel “Volorekës” në Pogradec, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Meardi Berberi dhe Ervin Kalaja do të gjykohen nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë.

Vendimi u mor nga Gjykata e Pogradecit, të cilat shpallën moskompetëncë për çështjen me argumentin se tre të dyshuarit u ndaluan në kryeqytet. 

Për sulmin e ndodhur në hotelin në Tushemisht, policia ka arrestuar 7 persona, katër prej të cilëve janë lënë në burg.

Ndërkohë Anterio Kaloshi, përveç kësaj ngjarjeje është i akuzuar edhe për masakrën e ndodhur në Lushnje në vitin 2017, ku së bashku me Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun ekzekutuan dy persona dhe plagosën një tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë