E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Antarësimi në 2030, prioritet”, Spiropali dhe Hasani: Zgjerimi i BE, i rëndësishëm për Europën

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 5 viteve mbetet prioritet i qeverisë shqiptare. Gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, Spiropali vuri në dukje se brenda këtij muaji do të çelen të gjithë kapitujt e nevojshëm për anëtarësimin, duke theksuar se ambicia e Shqipërisë është mbështetur edhe nga Brukseli.

“Objektivi ynë strategjik kombëtar për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027 dhe për t’u anëtarësuar brenda vitit 2030 ka gjetur mbështetjen e Parlamentit dhe Komisionit Europian, si edhe po fiton mbështetje të gjerë nga vendet anëtare. Ndërkohë, ne synojmë të hapim të gjithë kapitujt e negociatave brenda muajit qershor 2025.”

Ndërsa shefi i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani, vlerësoi rolin e parlamenteve në procesin e integrimit.

“Ne besojmë fuqishëm se zgjerimi i BE-së mbetet një nga projektet më të suksesshme të paqes në histori për ne, Evropën Juglindore. Ai është më shumë se një objektiv politik, është një domosdoshmëri strategjike.”

Reklamë

Shqipëria mban presidencën e radhës të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore dhe në sesionin e sotëm në Tiranë morën pjesë delegacione nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë