Këngëtarja Maya ishte e ftuar këtë të enjte në studion e emisionit Vizioni i Pasdites në Vizion Plus.

 

Në një rrëfim për mëmësinë dhe se si i ka ndryshuar jeta pas lindjes së djalit Jonas, Maya u shpreh se për te është bekimi me i madhe ne jete nga Zoti. Megjithatë , gjërat nuk i ka patur aq të lehta.

 

E emocionuar ajo ka rrëfyer edhe momentet më të sikletshme gjatë shtatëzanisë duke u ndalur edhe te frika e saj më e madhe .

 

“Ka qene aq i bukur por edhe aq i frikshëm ne kuptimin se si do shkonte. Nuk ishte hera e pare qe isha shtatzëne dhe ishte ai ankthi se si do reagonte trupi im ndaj trupit tjetër qe po rritej. A do ta mbaj, a do linde i shëndetshëm  dhe kjo ishte pjesa e ankthit. Mua për fat me shkuan gjerat shume mire, por nuk isha me aq aktive ne te gjitha aktivitetet sepse unë jam shume aktive.  Pata një problem te vogël nga muaji i 8-te i shtatzënisë qe mund te ishte bere një problem i madh,  por fatmirësisht faleminderit Zotit dhe doktorit qe shkoi shume mire”.

 

Gjithashtu këngëtarja Maya ka thënë qe djali i ngjan me shume nga ana e meshkujve te familjes se saj, kryesisht babait të këngëtares se sa nga ana e familjes se bashkëshortit.

 

Maya edhe pse tashme është bere nene e një djali, ajo pritet te nxjerre hite te tjera muzikore për publikun, mes tyre edhe një bashkëpunim me motrat Libohova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *