Subscribe

Kultivuesit e kastravecit në Roskovec,  po marrin goditjen e radhës. Për disa ditë me radhë çmimi i shitjes së kastravecit arriti në 30 leke për kilogramë . Ky çmimi është shumë poshtë kostove.

Sipas kultivuesve kjo situatë bëri që vjelja për një javë të ndërpritet , deri në arritjen e një marrëveshjeje me pikat e grumbullimit që operojnë në zonë, të cilat u dakordësuan që fermerëve tua marrin prodhimin me jo më pak se 50 lekë. Po sipas tyre, edhe ky çmim nuk është i favorshëm përballë kostove të larta të prodhimit

“Çmim nuk kemi fare. Ku do vemi, nuk po lajme dot shpenzimet. Sot është pa lekë fare.  Duhet të jetë 1 mijë e lart , se ka shpenzime”, tha një kultivues.

Sezoni i vjeljes ka nisur një muaj më parë në këtë zonë të njohur për kultivimin e prodhimeve në sera, ndërkohë që i gjithë prodhimi shkon për eksport, jo vetëm në tregjet e vendeve të Ballkanit, por dhe atyre të Europës. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar , çmimi i shitjes së kastravecit arriti mbi 100 lekë për kilogramë duke shënuar një sezon fitimprurës për kultivuesit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *