E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ankohen banorët në Karaçevë: Forcat serbe kanë hyrë disa herë në fshat

Banorët e fshatit të Karaçevës i cili ndodhet në vijën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ankohen se qeveria dhe institucionet  e Prishtines nuk i kanë marrë ndonjëherë seriozisht shqetesimet e tyre.

Reagimi vjen pasi 11 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të maskuar e të armatosur, kanë kaluar në territorin e Kosoves.

Reklamë

Selver Lenjani, KRYETAR I BASHKESISE LOKALE, KARACEVE

 “Nuk është hera e parë hyrja e xhandarëve serbë, e forcave paramilitare, e armatës se rregullt, e forcave të ndryshme që hyjnë në territorin e fshatit Karaçevë. Nuk është hera e parë. Ky problem është qe nga viti 2001 e deri më sot kur po raportojmë. Institucionet e Republikës së Kosovës bindshëm po ju them asnjëherë nuk janë marrë. Është tmerr çfarë ka ndodhur me Karaçevën dhe çfarë po ndodhë”.

Që nga përfundimi i luftës banorët e këtij fshati të Kamenicës janë ankuar disa herë për futjen e xhandarmërisë serbe  ne fshatrat e Kosoves.

Forcat paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, deklaruan se patrullimi i së premtes ishte rutinë dhe aspak provokues.

Ndersa KFORi sqaroi se vija kufitare Kosovë – Serbi, “shtrihet në rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elementë të identifikueshëm  të terrenit siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë